Lajme

PSD tregon masat që duhet të merren nga Qeveria pas rritjes së çmimeve

11/01/2021 14:44
nga:Gazeta Blic

Partia Social Demokrate përmes një konference për media ka treguar se cilat masa duhet t’i ndërmarrë Qeveria pas rritjes së çmimeve. Funksionalizimi i Këshillit Ekonomiko Social, rritja e pagës minimale dhe lirimi i produkteve bazë nga TVSH-ja, u propozuan nga kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj.

“Diferenca e rritjes së çmimit nga muaji paraprak në këtë muaj, duhet të subvencionohet nga Qeveria e Kosovës për këto produkte bazë prap. Pra subvencionim i rritjes së çmimit përkatësisht dallimit në çmim nga ai që ka qenë për këtë rritje, për miellin kripën sheqerin kripën bukën dhe qumështin.” u shpreh Molliqaj.

Ai thotë se në Kosovë kemi të bëjmë me një rritje ekonomike e cila nuk përkthehet në mirëqenie për qytetarët.

“Ky është më shumë koncept i djathtë sesa koncept i një Qeverie të majtë ose socialdemokrate, sepse rritja ekonomike e cila nuk përkthehet në mirëqenie për qytetarët, ajo mund të jetë rritje ekonomike e cila ose është rritur importi ose është rritur kapitali i koncentruar për bizneset e mëdha dhe qytetarët vetëm sa e kanë pësuar atë.”