Muajt e fundit ishin një ‘luftë’ me personazhet e famshëm shqiptarë dhe mediat. Çdo lëvizje e tyre nuk mundi ti shpëtonte syrit të paparazëve apo dhe burimeve të shumta që janë rreth e rrotull, kjo falë rrjeteve sociale.
Të gjitha këto ndryshime ishin pjesë e personazheve të njohur nga fusha e medias, muzikës apo modelingut, shkruan GazetaBlic.
Këngëtarja shqiptare, Fjolla Morina, ishte arrestuar në Prishtinë me 19 korrik pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Mirëpo, pak muaj më vonë avokati i këngëtares Fanol Krasniqi për GazetaBlic u shpreh se Fjolla është liruar nga paraburgimi dhe se Gjykata ka refuzuar kërkesën për ekstradimin e saj.

Sikur kjo të mos mjaftonte, në medie u aludua për një kohë të gjatë se Fjolla Morina dhe bashkëshorti i saj, Fisnik Syla i dhanë fund martesës së tyre.
Deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga asnjëri për këtë çështje.

Dy ditë më parë, u raportua se Fero bashkë me truprojën e tij kishin sulmuar producentin Jetmir Agaj në studion e tij muzikore.

Madje, të dy bashkë u dorëzuan në Polici, ku dhe u morën në pyetje.
Pas mbajtjes për 48 orë, reperi Feronit Shabani ka treguar versionin e ngjarjes që nxiti tension mes tij dhe Jetmir Agajt e SBS Entertainment.

Pas sherrit në ambientet e studios, ai ka zbuluar se bëhet fjalë për çështje vijash instrumentale e melodike të këngëve.

Reperi ka treguar një kontratë të Qershorit të vitit të kaluar ku dy palët janë pajtuar që të këmbejnë “beat-a”, studio në cilësinë e dhuratëdhënësit dhe Fero në atë të dhuratëmarrësit.
Bëhet fjalë për plot 15 beat-a teksa Fero në postimin e tij thotë se pala me të cilën u krijua mospajtimi i ka “ende shumë borxh”.
Mesa duket për këtë pikë, respektivisht mos-zbatimin e kontratës kanë nisur mospajtimet për të cilat çështja shkoi deri në përplasje.
Reperi mes tjerash ka pasur edhe një paralajmërim për mediat për shqetësimin që “i është krijuar njerëzve të tij të afërt”.
View this post on Instagram
Ngritet aktakuzë ndaj menaxherit të Taynës, dyshohet se goditi me dorezë të revolës një person.

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzën kundër të pandehurve R.H. dhe Sh.Xh., për shkak të veprës penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’, nga neni 186 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës, i pandehuri R.H., më 22 Korrik 2021, rreth orës 00:40 minuta, në diskotekën Stop, në Gjilan, me dashje dhe me përdorimin e dhunës, për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme, i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit L.B., duke e goditur me dorezë të revoles në pjesën e pasme të kokës, e më pas e ka goditur me grushte në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, për të cilat i njëjti ka kërkuar tretman mjekësor.
Pas një pauze disa mujore, emri i artisti Majk filloi përsëri të lakohet në mediet rozë.

Shkak që u komentua kaq shumë ishin disa fotografi të Majkut ku u kap “mat” bashkë me një vajzë.

Këto foto u bën virale por deri më tani, Majk nuk e ka mohuar dhe as pohuar një lidhje të re dashurie.Neve na mbetet të presim…

Në fund, një gjë e mirë do të ndodh.Miss Universe Kosova, Marigona Krasniqi, ka dhënë një super lajm.
Ajo ka zbuluar se është në lidhje dashurie dhe dasma përrallore do të ndodh shumë shpejt./GazetaBlic/



