Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për medie ka folur për ridefinimin e qarkullimit në qendre të kryeqytetit.
Sipas tij, 7 minuta qytetarët do të mund t’i kryejnë të gjitha punët në qendër.
“Prishtina është e banorëve të saj, njerëzit me të drejtë ankohen për mungesën e shkollave dhe pamundësia e gjetjes e një vend parkingu”.
“Për shkak të mbi ngarkesës në Prishtinë nuk është e lehtë me qarkulluar në këmbë dhe projekti ynë kryesor vjen si zgjidhje ideale që ndërlidhen njëra me tjetrën, i cili do të tangetohet në parkingje nëntokësore”.
“…Prishtina do të shndërrohet në 7 minuta kryeqytet dhe gjithçka çka i nevojitet qytetarit, do të jetë vetëm 7 minuta larg në këmbë ose me transport”.
Rama nuk ka folur për fushatën, derisa tha se mund të përgjigjet herëve tjera.