Sporti

Mësohet ndeshja në të cilën Xavi do të debutojë si trajner i Barcelonës

11/01/2021 12:07
nga:E K

Xavi është ndër emrat më të përfolur për të marrë drejtimin e Barcelonës.

Pas shkarkimit të Ronald Koeman si shkak i rezultateve të dobëta në krye të klubit spanjoll, Barcelona aktualisht ka një trajner të përkohshëm, Sergi Barjuan, shkruan GazetaBlic Sport.

Mediat e huaja raportojnë se Xavi do të jetë trajner i ri i Barçës.

Gazetari spanjoll ‘Toni Juanmartí’ , i cili është i afërt me klubin katalunas raporton në Tëitter se Xavi do të jetë në krye të Barcelonës në derbin lokal me Espanyol me datë 20 nëntor.

“Xavi NUK do të ulet në stol kundër Celtas (përveç befasisë). Debutimi i tij do të bëhet më 20 nëntor në derbin Camp Nou kundër Espanyol. Njoftimi tregon për të enjten dhe prezantimi mund të lihet pas ndeshjes në Balaídos për të mos shpërqendruar skuadrën”, ka theksuar gazetari spanjoll.

/GazetaBlic Sport/