Sporti

E rëndë: Tifozët e plagosin me armë zjarri trajnerin, lojtarët ia mbathin nga frika

11/01/2021 10:57
nga:E K

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në futbollin argjentinas.

Tifozët e ekipit të kategorisë së tretë të futbollit të Argjentinës, Huracan La Heras kanë qëlluar me armë zjarri trajnerin kundërshtar pas një përleshje fizike, shkruan GazetaBlic Sport.

Mediat raportojnë se trajneri i Ferro, Mauricio Romero, u plagos në krah nga të shtënat me armë zjarri.

Klubi lajmëroi se ai u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetë.

“Romero është mirë dhe jashtë rrezikut për jetë”, shkroi Ferro në Twitter.

/GazetaBlic Sport/