Profesori, Avdi Smajlaj, ka komentuar dorëheqjen e dhënë nga kryeministri Zoran Zaev pas rezultatit të dobët të LSDM-së në zgjedhjet lokale të Maqedonisë së Veriut.
Smajlaj ironizon me shfajësimin e kryeministrit Albin Kurti dhe vartësve të tij duke thënë “Te ne, zgjedhjet në nivel qendror janë ndryshe nga zgjedhjet lokale.”
Kurti me bashkëpartiakë kishin deklaruar vazhdimisht që zgjedhjet e nivelit qendror dallojnë prej zgjedhjeve të nivelit lokal, duke u shfajësuar për humbjen e mbi 250 mijë votave për Vetëvendosjen në zgjedhjet e 17 tetorit.
“Në Maqedoninë e Veriut, zgjedhjet qenkan ndryshe, madje paska edhe përgjegjësi politike e dëshmuar me dorëheqje.” – shkruan Smajlaj, përcjell Periskopi.
Nuk dihet nëse partia që ka fituar 50 për qind të votave në nivel vendi do të arrijë që të fitojë ndonjë komunë.