Sporti

Messi përgënjeshtron Laportan: Nuk më kërkuan të luaja pa para për Barcelonën

11/01/2021 08:56
nga:E K

Lionel Messi u largua këtë vit nga Barcelona.

Argjentinasi kishte pranuar të shkurtonte rrogën e tij për 50 përqind por kjo nuk ishte e mjaftueshme që La Liga t’i jepte dritën jeshile pasi Barcelona ishte në krizë të thellë dhe rregullat e Fair Play Financiar e detyruan atë të largohej nga Camp Nou për në Paris, shkruan GazetaBlic Sport.

Presidenti i Barcelonës, Laporta kishte thënë se priste nga Messi që ai të luante falas për klubin në të cilin kaloi jetën e tij.

Lionel Messi ka dal me një deklaratë ku thotë se askush nga klubi nuk i kërkoi ta bënte një gjë të tillë pasi ai ishte i gatshëm prej momentit kur pranoi zvogëlimin e pagës.

“Jo, askush nga Barcelona nuk më kërkoi të luaja falas. Unë ‘shkurtova’ rrogën time për mbi 50 përqind dhe isha i gatshëm ta ndihmoja klubin edhe më shumë. Fjalët e presidentit Laporta me të vërtëtë më lëndojnë shumë. Nuk i meritoj”, tha Messi.

/GazetaBlic Sport/