Lajme

Abdixhiku: Përparim Rama do të jetë kryetar që mendon e punon vetëm për Prishtinën

10/31/2021 21:40
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në Blic Interview me Astrit Gashin, ka thënë se kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, është i përgatitur për problemet bazike që i ka kryeqyteti, ndërsa projektet e tij janë transformuese dhe për të mirën e përgjithshme e për të gjithë.

“Ne kemi një kandidat më të përgatitur për problemet bazike që i ka Prishtina. Projektet e Përparimit janë projekte të transformimit të kryeqytetit, nuk janë administruese dhe kjo është diferenca.

Përparimi është vërtetë për të gjithë, unë besoj që ai do t’i targetoj edhe votat e njerëzve që kanë votuar në raund të parë dikë tjetër. Ata mund ta dëgjojnë e t’i shohin projektet e tij. Është një urbanist që përtej profilizimit politik nuk mendon për ta përdorur kryeqytetin si projeksion vetëm për karrierën politike dhe kjo është vlerë e shtuar që i vjen Prishtinës. Përfundimisht Prishtinës i vjen një kandidaturë që mendon vetëm për Prishtinën”, ka thënë Abdixhiku.

Intervista e plotë: