Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, vlerëson se LDK-ja asnjëherë nuk ka qenë më e bashkuar në Podujevë, shkruan Gazeta Blic.
Abdixhiku në Blic Interview me Astrit Gashi, ka deklaruar se Ekrem Hyseni ka dëshmuar që është i denjë të vazhdoj të udhëheqë me procese të mëtutjeshme brenda LDK-së e domosdo edhe brenda Llapit.
“LDK-ja kurr nuk ka qenë më e bashkuar në Podujevë. Ekrem Hyseni është kandidati ynë, i ka të gjitha kompetencat për të bërë fushatën, për të bërë ekipin, për të bërë shtabin, dhe për të ecur përpara sepse ne kemi besuar në Ekremin dhe ai ka dëshmuar që është i denjë të vazhdoj të udhëheqë me procese të mëtutjeshme brenda LDK-së e domosdo edhe brenda Llapit. Këtë e ka dëshmuar me rezultatin e parë kur ktheu LDK-në si parti e parë në Podujevë, e tash në balotazh do ta bëjë edhe fitoren e pritur.”, ka thënë ai.
Intervista e plotë:


