Lajme

Abdixhiku: Do të bëjmë gjithçka për ta fituar Prishtinën

10/31/2021 20:28
nga:Q R

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se do të bëjnë gjithçka për ta fituar Prishtinën, shkruan Gazeta Blic.

Ai u shpreh i bindur se Përparim Rama është kandidati më i përgatitur për Prishtinën.

Derisa thekson se, projektet e Përparimit janë projekte të transformimit të kryeqytetit.

“Ne kemi një kandidat më të përgatitur për problemet bazike që i ka Prishtina. Projektet e Përparimit janë projekte të transformimit të kryeqytetit, nuk janë administruese dhe kjo është diferenca. Përparimi është vërtetë për të gjithë, unë besoj që ai do t’i targetoj edhe votat e njerëzve që kanë votuar në raund të parë dikë tjetër. Ata mund ta dëgjojnë e t’i shohin projektet e tij. Është një urbanist që përtej profilizimit politik nuk mendon për ta përdorur kryeqytetin si projeksion vetëm për karrierën politike dhe kjo është vlerë e shtuar që i vjen Prishtinës. Përfundimisht Prishtinës i vjen një kandidaturë që mendon vetëm për Prishtinën.”, ka thënë ai në Blic Interview me Astrit Gashin.

Intervista e plotë: