Sporti

Ibrahimovic komenton transferimin e Messit tek PSG, kjo është deklarata e tij

10/31/2021 17:21
nga:Lorik J

Reprezentuesi suedez Zlatan Ibrahimovic, në një intervistë me Téléfoot në kanalin francez TF1, komentoi transferimin e Messit nga Barcelona te PSG në merkaton e fundit.

Ibra mendon se Messi po ambientohet dhe do të jetë një sfidë e mirë për të avanentura tek parisienët, përcjell GazetaBlic Sport.

“Është një sfidë e mirë për Messin. Ai do të provojë një projekt të ri pasi ka qenë në Barcelonë për një kohë të gjatë”, tha fillimisht Ibrahimovic.

“Messi po vjen në një klub shumë ambicioz që dëshiron të fitojë, po përshtatet dhe është në rritje”, përfundoi Zlatan.

/GazetaBlic Sport