Interi ka shënuar fitore në përballjen e sotme ndaj Udineses.
Skuadra vendase arriti një fitore me rezultat solid 2-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Për ‘Nerazzurët’ tri pikë i siguroi Correa i cili realizoi dy gola në këtë takim.
Fillimisht ai shënoi në minutën e 60 dhe më pas në minutën e 68’të.
Me këtë rezultat Inter pozicionohet në vendin e 3’të në tabelën e Serie A me 24 pikë, pas Milanit dhe Napolit që kryesojnë renditjen me nga 28 pikë.
/GazetaBlic Sport/


