Lajme

Afganët në Kosovë, Presidentja Osmani dhe imami Maliqi flasin për mediumin amerikan NPR

10/31/2021 13:00
nga:Gazeta Blic

Qindra afganë të evakuuar nga Shtetet ë Bashkuara janë duke qendruar në kampin ushtarak amerikan në Kosovë, Bondsteel.

Megjithatë, përveç anëtarëve të kampit atyre nuk iu bën shoqëri ndokush tjetër për shkak të çështjeve të sigurisë, shëndetit, dhe çështjeve logjistike të kampit.

Gazetarja amerikane Joanna Kakissis është duke qendruar në Kosovë dhe ka pasur rastin të bisedojë me një nga personat e paktë që lejohen të hyjnë në kamp, Imamin Labinot Maliqin, i cili shkon atje për të realizuar ritualet fetare.

Maliqi për Kakissin ka thënë se rëndësia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën është tëjet e madhe dhe se patjetër që Kosova do të pranonte menjëherë strehimin e afganëve.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës na dhanë lirinë tonë. Na bëri të pavarur. Ajo siguroi që ne do të kishim paqe dhe stabilitet. Ne jemi të sigurt, për shkak të ShBA-së”, ka thënë Maliqi për gazetaren e NPR.

Lidhur me këtë ka folur edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila i kishte thënë Joannas se kosovarët dhe afganët kanë të përbashkët luftën dhe terrorin që kanë kaluar, për këtë arsye edhe bashkëndjenjë gjendjen e vështirë.

“Për njerëzit që kalojnë luftën, për njerëzit që kalojnë terrorin – këto janë gjëra përtej imagjinatës njerëzore. E përbashkëta është vuajtja njerëzore. Dhe kur e kuptoni këtë, gjithmonë mund të gjeni një mënyrë për t’i bërë gjërat të ndodhin dhe për të ndihmuar njerëzit”, ka thënë Osmani për NPR.

Kosova ka vendosur që t’i bashkohet aleatëve në misionin evakuues të afganëve, duke i strehuar ata përt një vit në kampin amerikan Bondsteel, deri në destiancionin final të tyre, Amerikën.

Siç pohon Kakissis, hyrja në kampin afgan është e kufizuar për shkak të disa çështjeve. Ajo mëson se disa afganë janë riatdhesuar në Kosovë nga kampi ushtarak Ramstein (Gjermani) pasi kishin shkaktuar disa çështje sigurie gjatë procesit të verifikimit.