Showtime

Arrestimi i Feros, reagon për herë të parë Arbenita

10/30/2021 22:41
nga:Y I

Mbrëmjes e së premtes u arrestua nga Policia e Kosovës, reperi i njohur Fero bashkë me truprojën e tij, kjo pasi dyshohet që kanë sulmuar në studion e tij producentin Jetmir Agaj.

Ndërsa, pak minuta më parë ka ardhur reagimi i parë nga bashkëshortja e Feros, modelja Arbenita Ismajli.

Ajo ka postuar në Instastory një foto, ku ata shfaqen së bashku dhe ka shprehur mbështetjen e saj publikisht.

Ndër të tjera, Arbenita ka shkruar se ‘një mbretëresh gjithmonë do ta mbrojë mbretin e tij’.