Sporti

Kriza e Barcelonës vazhdon edhe pas shkarkimit të Koeman, vetëm një pikë në shtëpi ndaj Alaves

10/30/2021 22:55
nga:E K

Barcelona ka dështuar të marrë tre pikë të plota në shtëpi ndaj Alaves.

Blaugranët’ kanë barazuar me rezultat 1-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e parë në takim e realizoi, Depay në minutën e 49’të të takimit.

Vetëm dy minuta më pas në minutën e 51’të Alaves barazoi rezultatin me anë të lojtarit, Rioja.

Në këtë takim pati edhe një episod të keq kur Aguero u largua nga loja pas një komplikimi shëndetësor në minutën e 39’të të takimit.

Aguero u shtri në fushë pasi kapi fytin dhe ekipi mjekësor intervenoi për të shikuar gjendjen e lojtarit.

Kun Aguero u largua nga fusha në gjendje stabile dhe nuk pati nevojë për ta bartur pasi ai ishte në gjendje të ecte vet.

/GazetaBlic Sport/