Barcelona ka dështuar të marrë tre pikë të plota në shtëpi ndaj Alaves.
‘Blaugranët’ kanë barazuar me rezultat 1-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Golin e parë në takim e realizoi, Depay në minutën e 49’të të takimit.
Vetëm dy minuta më pas në minutën e 51’të Alaves barazoi rezultatin me anë të lojtarit, Rioja.
Në këtë takim pati edhe një episod të keq kur Aguero u largua nga loja pas një komplikimi shëndetësor në minutën e 39’të të takimit.
Aguero u shtri në fushë pasi kapi fytin dhe ekipi mjekësor intervenoi për të shikuar gjendjen e lojtarit.
Kun Aguero u largua nga fusha në gjendje stabile dhe nuk pati nevojë për ta bartur pasi ai ishte në gjendje të ecte vet.
Pas ndeshjes ‘El Chiringuito TV‘ raporton se gjendja e Agueros është e mirë dhe se ai kishte problem të vogël me ritmet e zemrës ‘Tachycardia’.
Argjentinasi do t’u nënshtrohet testeve më të detajuara mjekësore ditëve në vijim.
??Información de @10JoseAlvarez.
?El Kun Agüero fue sustituido por precaución tras una pequeña taquicardia.
?El jugador se encuentra bien mientras le hacen más pruebas. pic.twitter.com/uauwPP07qI
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) October 30, 2021
/GazetaBlic Sport/


