Lajme

Krasniqi: I lumtur që Malisheva do t’i bashkohet përsëri vizionit të PDK-së

10/30/2021 20:58
nga:Y I

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, së bashku me kandiatin për kryetar të kësaj komune nga radhët e PDK-së, Isni Kilaj, kanë takuar aktivistët e Partisë Demokratike në Malishevë, raporton Gazeta Blic.

Krasniqi tha se ata vazhdojnë të jenë të mobilizuar për ta përmbyllur me fitore balotazhin.

“Jam i lumtur që Malisheva do t’i bashkohet vizionit të PDK-së përsëri, për t’u shkëputur nga qeverisja e papërgjegjshme dhe nga një mendësi shpërfillëse e diskriminuese. Besimi dhe vullneti i qytetarëve të Malishevës në kryetarin Isni Kilaj, pa dallime partiake, janë garancë dhe përgjëgjësi për jetësimin e vizionit tonë qeverisës” shkruan Krasniqi.

Postimi i plotë:

Me kryetarin Isni Kilaj takuam aktivistët e Partisë Demokratike të Kosovës në Malishevë, të cilët po vazhdojmë të jenë të mobilizuar maksimalisht për ta përmbyllur me fitore balotazhin, në mënyrë që të rikthehet modeli zhvillimor i qeverisjes edhe në këtë komunë.

Jam i lumtur që Malisheva do t’i bashkohet vizionit të PDK-së përsëri, për t’u shkëputur nga qeverisja e papërgjegjshme dhe nga një mendësi shpërfillëse e diskriminuese.

Besimi dhe vullneti i qytetarëve të Malishevës në kryetarin Isni Kilaj, pa dallime partiake, janë garancë dhe përgjëgjësi për jetësimin e vizionit tonë qeverisës.