Lajme

Vrasja e 26 vjeçarit në Mitrovicë, Bahtiri thotë se është nisur për në Kosovë

10/30/2021 18:45
nga:Y I

Pas vrasjes së të riut nga Mitrovica, Albert Muja, ka reaguar kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri.

Bahtiri i ka shprehur ngushëllime familjes Muja, dhe ka thënë se është nisur menjëherë në Kosovë dhe nesër do ta vizitoj familjen Muja për kryeshëndosh.

Telegrami i plotë i ngushëllimit:

Me pikëllim të thellë mora lajmin se ka ndërruar jetë tragjikisht i riu, Albert Muja.

I shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes Muja.

Pasi që isha jashtë Kosovës, nuk pata mundësi të marrë pjesë në varrim. Por menjëherë jam nisur për Kosovë dhe nesër do ta vizitoj familjen Muja për kryeshëndosh.

Lutem që Allahu i madhërishëm ta shpërblej me xhenet Albertin.
AB