Sporti

Tottenham – Manchester United, formacionet e mundshme

10/30/2021 09:58
nga:Mergim Rreci

Manchester United do të tentojë për t’u rikthyer nga humbja e tyre poshtëruese në shtëpi ndaj Liverpool-it, kur ata të udhëtojnë sot në Londrën e Veriut në për t’u përballur Tottenham Hotspur.

Djajtë e Kuq pësuan një humbje 5-0 në shtëpi ndaj rivalëve të tyre të hidhur në Premier League të dielën e kaluar, ndërsa Spurs u mundën gjithashtu në të njëjtën ditë, duke u mposhtur 1-0 në shtëpinë e West Ham United, përcjell GazetaBlic Sport.

Mbetet për t’u parë nëse Solskjaer do ta mbajë vendin e punës në një bazë afatgjatë, por nuk ka dyshim se ka presion të jashtëzakonshëm mbi 48-vjeçarin, i cili do të kërkojë një përgjigje nga lojtarët e tij sot, përgjigje (fitore) që do të ishte një motiv për ndeshjet e tjera.

20 herë kampionët e Anglisë kanë grumbulluar vetëm 14 pikë nga nëntë ndeshjet e tyre dhe tani janë tetë pikë prapa liderit Chelsea, ndërsa ata kanë pësuar 15 gola, me vetëm Leeds United, Watford, Newcastle United dhe Norwich City që pësuan më shumë pas nëntë ndeshjesh.

Këto pritet të jenë formacionet e kësaj ndeshje, ndeshje kjo që luhet në ora 18:30.

Tottenham: Lloris; Emerson, Romero, Dier, Reguilon; Skipp, Hojbjerg; Lucas, Ndombele, Son; Kane.

Manchester United: De Gea; Wan-Bissaka, Varane, Maguire, Shaw; Matic, Fred; Sancho, Fernandes, Rashford; Ronaldo.

/GazetaBlic Sport/