Superliga e Kosovës vazhdon sot me ndeshjet e xhiros së 12-të.
Në program janë tri ndeshje shumë interesante, shkruan GazetaBlic Sport.
Në fushë do të zbresin dy skuadra nga Anamorava, Drita dhe Gjilani, që do të përballen me Malishevën, respektivisht Dukagjinin.
Drita synon fitoren e radhës ndaj Malishevës dhe në këtë takim vjen pas një triumfi ndaj Llapit. Në anën tjetër, Malisheva poashtu synon rikthimin tek rezultatet pozitive, pasi që në javën e kaluar u mposht nga Ulpiana.
Gjilani, gjithashtu, do ta ketë një test shumë të vështirë ndaj Duakgjinit në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.
Feronikeli dhe Llapi është ndeshja tjetër që do të zhvillohet sot në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.

/GazetaBlic Sport/


