Sporti

30 tetor, dita e lindjes së legjendës Diego Armando Maradona, do të nderohet sot në të gjitha stadiumet në Argjentinë

10/30/2021 09:09
nga:Mergim Rreci

Diego Armando Maradona do të nderohet sot në të gjitha stadiumet argjentinase, pasi në këtë ditë El Pibe do të festonte 61 vjetorin e lindjes.

Maradona vdiq me 25 nëntor të vitit të kaluar, në moshën 60 vjeçare.

Ky aksion është bërë i ditur nga Federata Argjentinase e Futbollit dhe do të zhvillohet në të gjitha ambientet e futbollit, përcjell GazetaBlic Sport.

Të gjithë lojtarët pritet të hyjnë në fushë të veshur me një fanellë nderimi D10S, kapitenët do të mbajnë një shirit me ngjyrat e flamurit argjentinas dhe siluetën e yllit dhe ndeshjet e ligës kryesore do të ndërpriten në minutën e 10-të për të duartrokitur yllin e ndjerë.

/GazetaBlic Sport/