Lajme

Mjegull në mëngjes, maksimalja e ditës deri në 16 gradë!

10/30/2021 07:00
nga:Lorik J

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se edhe sot do të mbajë kryesisht mot i ngjashëm si në ditët e kaluara.

Sipas IHMK-së, në mëngjes parashihet të ketë mjegull, kryesisht nëpër ultësira, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit.