Showtime

Njësia Speciale arreston Feron bashkë me truprojën e tij

10/29/2021 21:15
nga:Y I

Më herët është raportuar në medie për përleshjen mes reperit Fero dhe producentit Jetmir Agaj.

Sipas burimeve në Polici, Feronit Shabani i njohur si Fero, bashkë me truprojën e tij, Bujar Ibishi, dyshohet se e kanë sulmuar producentin dhe menaxherin, Jetmir Agaj, në studion e tij në Dragodan të Prishtinës.

Ndërsa, siç mëson Sinjali, pak më parë Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka arrestuar Feron dhe truprojën e tij, Bujar Ibishi.