Lajme

Aksident në magjistralen Mitrovicë-Vushtrri, humb jetën 36 vjeçari

10/29/2021 20:23
nga:Y I

Sot, rreth orës 14:30, në rrugën magjistrale Mitrovicë-Vushtrri, më saktësisht në fshatin Dobërllukë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se në aksident është përfshirë një automjet me targa vendore dhe një motoçikletë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës viktima i moshës 36 vjeçar.

“Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ndërsa të dyshuarit- drejtuesit të automjetit, me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit” tha Zahiti për “Gazeta Blic”.