Sporti

Brazili publikon listën e futbollistëve për dy ndeshjet e radhës kualifikuese, nuk ftohet Vinicius

10/29/2021 19:17
nga:Mergim Rreci

Federata Braziliane e Futbollit (CBF) ka publikuar listën e lojtarëve që do të grumbullohen për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Botërorin Katar “2022”, kundër Kolumbisë dhe Argjentinës. Bie në sy mungesa e sulmuesit të Realit të Madridit, Vinicius, edhe pse ai po kalon një formë të mirë sportive.

Tite nuk e ka “harruar” sulmuesin e Realit, por e ka bërë të qartë se është vendim teknik, duke vënë bast për Antony të Ajaxit dhe Raphinhan e Leedsit. Nga ana tjetër, trajneri ka grumbulluar Coutinhon, nga Barcelona.

E vërteta është se Vinicius nuk përshtatet shumë me Tite dhe tani mungesa e tij duket më e ndërlikuar për t’u shpjeguar duke qenë se futbollisti po tregon klasin e tij te Reali me shtatë gola dhe pesë asistime në 13 ndeshje.

Për këto dy takime kualifikuese, sulmuesit e Tites janë Neymar, Gabriel Jesus, Antony, Firmino, Raphinha dhe Matheus Cunha. Surpriza është pa dyshim rikthimi i Coutinhos, aq i kritikuar në “Camp Nou”. Takimi i tij i fundit me Brazilin ishte më 14 tetor 2020 (fitore 2-4 kundër Perusë).

Lista e Brazilit.

Portierë:

Alisson – Liverpool

Ederson – Manchester City

Gabriel Chapecó – Grêmio

Mbrojtës anёsorё:

Danilo – Juventus

Emerson Royal – Tottenham

Alex Sandro – Juventus

Renan Lodi – Atlético de Madrid

Mbrojtës qendorë:

Éder Militão – Real Madrid

Lucas Veríssimo – Benfica

Marquinhos – Paris Saint-Germain

Thiago Silva – Chelsea

Mesfushorë:

Casemiro – Real Madrid

Fabinho – Liverpool

Fred – Manchester United

Gerson – Olympique de Marseille

Lucas Paquetá – Lyon

Philippe Coutinho – Barcelona

Sulmues:

Antony – Ajax

Firmino – Liverpool

Gabriel Jesus – Manchester City

Matheus Cunha – Atlético de Madrid

Neymar Jr. – Paris Saint-Germain

Raphinha – Leeds United