Kylian Mbappé gjatë një eventi të gazetës L’Équipe, shprehu dëshirën për të përfaqësuar Francën në Lojërat Olimpike të 2024, që do të zhvillohen në Paris.
Sulmuesi i PSG-së kritikoi qëndrimin e klubit verën e kaluar, kur parisienët e ndaluan lojtarin të shkonte në Tokio, përcjell GazetaBlic Sport.
“Unë tashmë doja të merrja pjesë në Lojërat e 2020-ës, ishte një objektiv i imi, por PSG-ja më ndaloi. Dua të fitoj Lojërat Olimpike, është diçka që dua të arrij në karrierën time. Lojërat përfaqësojnë ADN-në e sportit, një ngjarje që bashkon të gjithë botën. Është emocionuese”, tha Mbappé.

/GazetaBlic Sport/


