Sporti

Carlo Ancelotti i ashpër kur pyetet për Eden Hazard: Nëse një lojtar nuk është i kënaqur atëherë le të largohet

10/29/2021 17:22
nga:Mergim Rreci

Carlo Ancelotti është pyetur për mundësinë e largimit të Eden Hazard në merkaton e dimrit.

Trajneri i Real Madridit garantoi se nuk do të pengojë largimin e asnjë lojtari që synon të ndjekë atë rrugë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Asnjëherë në karrierën time si trajner nuk kam detyruar një lojtar që donte të largohej për të qëndruar në klub. Nuk kam asnjë dyshim për këtë. Nëse një lojtar dëshiron të largohet, atëherë le të largohet. Nuk kam shumë për të thënë për këtë”, theksoi tekniku i Real Madridit, në një konferencë për shtyp.

/GazetaBlic Sport/