Showtime

Zayn Malik po akuzohet se sulmoi fizikisht vjehrrën, vjen reagimi i Dua Lipës

10/29/2021 15:39
nga:Genita C

Zayn Malik ka qenë kryefjala e medieve rozë, shkak kjo akuzimi se ka sulmuar nënën e të dashurës së tij, Yolanda Hadid.

Reagimet kanë qenë të ndryshme, madje është aluduar se Zayn dhe Gigi i dhanë fund lidhjes së tyre për shkak të këtij sulmi, shkruan GazetaBlic.

Pas këtij incidenti, Dua Lipa ka larguar këngëtarin nga rrjetet sociale dhe kështu kanë bërë edhe familjarët e tjerë përveç Gigit.

Kujtojmë se, vitin e kaluar Gigi dhe Zayn u bënë prindër për herë të parë me vajzën Khai./GazetaBlic/