Lajme

KQZ sot mban mbledhjen e radhës, pritet certifikimi i rezultateve përfundimtare për kryetarë komune të “ZL” të 17 Tetorit

10/29/2021 14:53
nga:M K

KQZ sot mban mbledhjen e radhës ku edhe do ta bëjë certifikimin e rezultateve përfundimtare për kryetarë komune për zgjedhjet lokale të 17 Tetorit.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi përmes një komunikate dërguar mediave, përcjell GazetaBlic.

“Ju njoftoj se sot (e premte, 29 tetor, ora 16:30) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës ku do të bëhet certifikimi i rezultateve përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave”, thuhet tutje në komunikatë.

Kujtojmë se rezultati përfundimtar për asamblistë do të bëhet më së largu deri të mërkurën e ardhshme, pra 3 Nëntor.

Raundi i dytë ndërkaq, ku bëjnë pjesë nga dy kandidatë për 21 komuna të Kosovës do të mbahet të dielën e 14 Nëntorit.

/GazetaBlic/