Sporti

Pioli: Nuk më pëlqen të jap komente për lojtarët pas ndeshjeve

10/29/2021 14:11
nga:E K

Milan po kalon në një formë të mirë këtë sezon.

“Rossonerët” ndodhen në poziten e 2’të në tabelë me 28 pikë të grumbulluara aq sa ka edhe lideri Napoli, përcjell GazetaBlic Sport.

Tekniku italian, ka kryer një punë të mirë me Milan të cilët janë në një formë jetësore.

Poli në një intervistë ka thënë se nuk i pëlqen të komentoj për lojtarët e tij.

“Gjërat më të rëndësishme duhet ti themi përpara ndeshjes, jo pasi që ajo të mbarojë”.

“Pas ndeshjes unë nuk u them asgjë futbollistëve të mi, madje me Ibrahimovicin mezi hyj në dhomës e zhveshjes”, tha ai duke buzëqeshur.

“Pas ndeshjeve mund të ketë pak qartësi, unë preferoj të flas të nesërmen”.

/GazetaBlic Sport/