Skuadra e Newcastle pasi është bërë me pronarë të rinj të cilët janë më të pasuritë në botën e futbollit, po përflitet mjaftë shumë për transferimet e mundshme që mund t’i bëjnë në janar.
Sulmuesi i ri Ismailaa Sarr (Watford) do të jetë një nga objektivat e para të Newcastle për merkaton e dimrit, përcjell GazetaBlic Sport.
Sarr duket një nga objektivat më të mundshëm për momentin për skuadrën angleze.
Sipas ‘Daily Mail’, transferimi i tij do t’i kushtonte Newcastle 100 milionë euro.
Sarr, 23 vjeç, kaloi nga Rennes në Watford në vitin 2019 për 40 milionë euro. Lojtari ka nëntë gola dhe katër asistime në 31 ndeshje në Premier League.
/GazetaBlic Sport/


