Lajme

Sindikata e Lotarisë i kërkon Qeverisë ta mbajë premtimin për miratimin e Ligjit

10/29/2021 11:43
nga:N M

Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës edhe të premten ka mbajtur protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar miratimin e Ligjit dhe kthimin në vendet e tyre të punës.

Ibadete Hasani-Berisha nga Sindikata e Lotarisë, tha se edhe përkundër premtimeve të njëpasnjëshme nuk është marrë asnjë hap në realizimin e kërkesave të tyre.

Ajo ka sqaruar se pa punë kanë mbetur mbi 60 persona të cilët nuk janë ndihmuar nga shteti.

Qeveria i ka premtuar Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët. EO

Rritja e çmimeve, AKK monitoron tregjet për të parë nëse po shkelet Ligji për Mbrojtjen e Konkurrencës