Lajme

Kurti paralajmëron miratimin e buxhetit për vitin tjetër: Do të jetë 9 përqind më i lartë

10/29/2021 10:42
nga:M K

Kryeministri Albin Kurti theksoi se pas konsultimeve me ministrin e Financave, Hekuran Murati, sot pasdite pritet në mbledhjen e qeverisë ta miratojnë projektbuxhetin për vitin 2022.

Kryeministri tha se ky projektbuxheti për vitin e ardhshëm do të jetë rreth 9 për qind më i lartë se buxheti 2021.

“Krahasuat me rishikimin që bëmë sivjet, buxheti për vitin 2022 do të jetë përafërsisht për 9 për qind më i lartë”, tha Kurti.

Kurti: Vitin tjetër do të rritet mbështetja për bujqit në vlerë prej 11 milionë euro