Sporti

E kryer: Arrihet marrëveshja, Dybala vazhdon kontratën me Juventus

10/29/2021 09:22
nga:E K

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala është afër për të rinovuar kontratën me Bianconerët.

Juventus është në negociata me përfaqësuesit e Dybalas për një kohë të gjatë dhe duket se marrëveshja mes palëve është arritur, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas gazetarit, Cesar Luis Merlo, marrëveshja mes dy palëve është arritur dhe Dybala do të zgjat kontratën me skuadrën nga Torino.

Marrëveshja e re do ta mbajë argjentinasin te ‘Zonja e Vjetër‘ deri në vitin 2026.

/GazetaBlic Sport/