Lajme

Kryeministri Kurti e ministri Faton Peci në konferencë për medie, s’dihet pse!

10/29/2021 08:30
nga:M K

Kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Bujqësisë, Faton Peci do të mbajnë sot konferencë për media.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeminstrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

Konferenca do të mbahet në orën 09:30, derisa s’dihet arsyeja.

“Kryeministri Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, mbajnë konferencë për media”, thuhet në njoftim.