Ka përfunduar ndeshja mes Levantes dhe Atletico Madrid.
Rezultati përfundimtar i kësaj sfide është 2 me 2, shkruan GazetaBlic Sport.
Enis Bardhi, futbollist me origjinë shqiptare ishte fantastik me paraqitjen e tij.
Ai shënoi dy gola nga penalltia, duke i dhënë një pikë me shumë vlerë skuadrës vendase.
Bardhi u vlerësua si më i miri i ndeshjes, ku mori notë 7.8, që nënkupton vlerësimin më të madh nga gjithë futbollistët e tjerë që ishin në fushë.



