Lajme

Bekim Jashari: KQZ-ja, PZAP-ja dhe Gjykata Supreme heshtën para manipulimeve

10/28/2021 21:33
nga:Y I

Kryetari në largim i Skenderajt, Bekim Jashari ka reaguar pasi sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për kryetar komune që u mbajtën më 17 tetor.

Jashari thotë se KQZ-ja, PZAP-ja dhe Gjykata Supreme heshtën para manipulimeve, duke mos u marrë fare me pasojat e shkeljeve që sipas tij, edhe vet i kanë identifikuar.

“Blerja e votave, presioni i zyrtarëve të caktuar politik mbi votuesit dhe manipulimi i procesit zgjedhor përmes sistemit të “trenit bullgar” për këto institucione në fjalë ishte normale dhe ju e dini përse. Garën për kryetar të Skenderajt nuk e kam parë asnjëherë si luftë për pushtet por si një mundësi më shumë për të vazhduar t’i shërbej vendit tim, ashtu siç i kam shërbyer këto 4 vite duke dhënë maksimumin tim në realizimin e qindra projekteve të cilat kanë përmirësuar jetën e qytetarëve të Skenderajt”shkruan Jashari në Facebook.

Reagimi i plotë: