Sporti

Hakan Calhanoglu dërgohet në gjykatë nga ish agjenti i tij

10/28/2021 19:29
nga:Mergim Rreci

Sulmuesi i Interit, Hakan Calhanoglu është dërguar në gjykatë nga ish-agjenti i tij, Bektas Demirtas, i cili kërkon një dëmshpërblim prej 3 milionë eurosh dhe një orë.

SportBild raporton se turku, i cili u transferua nga Milani te Interi kur i skadoi kontrata këtë verë, i është kërkuar të takohet në gjykatë për një mosmarrëveshje me ish-agjentin e tij Demirtas, përcjell GazetaBlic Sport.

Agjenti thuhet se ka ndërmarrë veprime ligjore kundër ish-lojtarit të Bayer Leverkusen dhe po kërkon 3 milionë euro nga ish-klienti i tij.

Në betejën ligjore, raporti pretendon se Demirtas gjithashtu i ka kërkuar lojtarit një orë si peng për t’u siguruar që pagesa të arrijë në kohën e duhur.

/GazetaBlic Sport/