Sporti

Xavi Hernandez nuk jep sinjale të mira për Barcelonën: Jam i fokusuar në punën time me Al-Saddin

10/28/2021 18:27
nga:Mergim Rreci

Barcelona shkarkoi dje trajnerin, Ronald Koeman pas humbjes ndaj Rayo Vallecanos me rezultat 1-0.

Koeman u shkarkua pas rezultateve të dobëta me Barcelonën, shkruan GazetaBlic Sport.

Blaugranët regjistruan 4 fitore në 10 ndeshjet e para të La Ligas në këtë sezon, kurse në Champions League u mposhtën nga Bayern dhe Benfica.

Xavi Hernandez është nga emrat më të përfolur për të marrë postin e Barcelonës.

Megjithatë, Xavi nuk ka dhënë shumë sinjale pozitive në deklaratën e tij të fundit.

“Jam i fokusuar në punën time me Al-Saddin dhe nuk do të flas për asgjë tjetër”, tha Xavi Hernandez.

/GazetaBlic Sport/