UEFA ka përditësuar listën e ekipeve në bazë të renditjeve, paraqitjeve dhe fitimin e trofeve.
Sytë janë nga ekipet shqiptare që ende nuk po arrijnë të çajnë dot në arenën ndërkombëtare. Shkëndija është skuadra më e mirë shqiptare e cila renditet në vendin e 132 ndërsa skuadra më e mirë e Superiores është Laçi që mban vendin e 193.
Sa i përket skuadrave nga Kosova, Drita është skuadra më e mirë, duke u renditur në pozitën e 220, transmeton GazetaBlic Sport.
Prishtina është në vendin e 280-të, 60 vende më poshtë se skuadra e Dritës.

/GazetaBlic Sport/


