Lajme

Humb jetën nga Covid, 17 vjeçarja në Maqedoninë e Veriut

10/28/2021 18:03
nga:Y I

Prej ditësh e shtruar në spitalin infektiv të Shkupit, një 17-vjecare nuk ka mundur ta kalojë COVID-19 dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë shkruhet se adoleshentja vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orë ve të fundit në Maqedoninë e Veriut raportohen 436 raste të reja me COVID-19 dhe 7 viktima.

Deri tani RMV ka pasur mbi 201 mijë raste pozitive me koronavirus nga të cilët janë shënuar 7.098 viktima.