Sporti

Sergi Barjuan prezantohet para futbollistëve të Barcelonës, do të jetë në krye të klubit deri tek nënshkrimi me trajnerin e ri

10/28/2021 17:44
nga:Mergim Rreci

FC Barcelona ka konfirmuar se Sergi Barjuan, trajneri aktual i Barça B, do të jetë përkohësisht në krye të menaxhimit teknik të ekipit të parë.

Periudha e tij me ekipin e parë do të mbyllet sapo klubi të mbyllë marrëveshjen me trajnern e ri, pas shkarkimit të Ronald Koeman, përcjell GazetaBlic Sport.

Presidenti i FC Barcelona, ​​Joan Laporta e ka prezantuar tashmë Sergi Barjuan me skuadrën e parë këtë pasdite përpara stërvitjes në Ciutat Esportiva.