Sporti

Real Madrid merr lajmin e mirë, dy super lojtarët do të jetë gati për ndeshjen e ardhshme

10/28/2021 15:52
nga:Lorik J

Real Madridi u stërvit të enjten duke menduar tashmë për ndeshjen e së shtunës kundër Elches, pas barazimit pa gola në Santiago Bernabeu ndaj Osasunas.

Në ndeshjen e djeshme, Modric nuk luajti shkaku i një dëmtimi, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, mesfushori ushtroi pa probleme me pjesën tjetër të bashkëlojtarëve të tij sot.

Përveç Modricit edhe Isco Alarcon do të jetë gati, i cili gjithashtu humbi ndeshjen ndaj skuadrës së Pamplonas.

Elche dhe Real Madrid takohen të shtunën nga ora 14:00.

/GazetaBlic Sport