Sporti

Zyrtare: Barcelona konfirmon trajnerin e përkohshëm

10/28/2021 13:57
nga:Lorik J

FC Barcelona raporton se Sergi Barjuan, trajneri aktual i Barça B, do të jetë përkohësisht në krye të menaxhimit teknik të ekipit të parë.

Periudha e tij me ekipin e parë do të mbyllet sapo klubi të mbyllë marrëveshjen me trajnern e ri, pas shkarkimit të Ronald Koeman, përcjell GazetaBlic Sport.

Presidenti i FC Barcelona, ​​Joan Laporta do të prezantojë Sergi Barjuan me skuadrën e parë këtë pasdite përpara stërvitjes në Ciutat Esportiva.

/GazetaBlic Sport