Mrekullibërësi ‘Fotoshop’, tashmë po përdoret tek të gjitha artistet e estradës.
Ndonëse shpesh e hasim tek artistet e reja kjo gjë duket se po ndodhë edhe me këngëtaret e gjeneratës më të vjetër, shkruan GazetaBlic.
“Photoshop”-i nuk i bën askujt keq, deri në momentin që e sheh se është përdorur keq.
Ka mjaft të famshme që e përdorin në mënyrë profesionale, por ka dhe nga ato që e përdorin vetë dhe jo aq në mënyrë perfekte.
Më poshtë do të shihni disa nga rastet kur “Photoshop”-i ka dështuar:
Enca është përfolur shumë për modifikimin e saj për të nxjerrë linjat e saj trupore më të dobta.
Por këngëtarja ka përfunduar në tabloidin britanik Daily Mail për përdorimin e photoshop.
Media shkruan se ajo ka bërë modifikim ekstrem të formave trupore për tu dukur me e dobët.

Moderatorja Luana Vjollca është kritikuar shumë shpesh nga fansat për përdorimin e tepërt të fotoshopit.
Luana nuk ka ndërruar mendje dhe veproi sipas dëshirës së saj dhe këto foto e vërtetojnë këtë.


Pavarësisht se vitet kalojnë, ajo nuk ka ndryshuar aspak dhe vazhdon të mbetet në superformë.
Megjithatë, edhe Leonora Jakupi si gjithë personazhet e tjerë të showbizz përdor photoshop në fotot e saj që publikon në rrjetet sociale.
Në këtë imazh të publikuar në Instagram, këngëtares i mungon krahu dhe fansat e kanë pyetur ku e “zhduku”.

Mjafton të shihet pasqyrimi i barkut të Angelës tek xhami përballë dhe vërehet se barku i saj është rregulluar. Sidoqoftë Angela mbetet një nga femrat më të përfolura dhe pëlqyera shqiptare.

Fjolla Morina një personazh i pëlqyer nga publiku ka postuar një foto ku duket se ka përdorur ‘Photoshop’ dhe pse nuk ka vënë re se ka shtrembëruar parketin e dyshemesë.

Loredana ka postuar disa fotografi ku shihet e kuruar deri në detajin më të vogël por diçka nuk shkoi siç duhet.Ajo ka deformuar disa objekte të shtëpisë nga përdorimi i tepërt i ‘photoshopit’.

/GazetaBlic/


