Përfaqësuesi i Kosovës, Leart Paqarada po vazhdon të kalojë në formë të shkëlqyer.
Mbrojtësi anësor, ishte më i miri dje te skuadra e tij St.Paul pas fitores së vështirë me rezultat 3-2 ndaj Dynamo Dresden në kuadër të Kupës së Gjermanisë, shkruan GazetaBlic Sport.
Paqarada kontriboi për ekipin e tij në dy gola duke shënuar një dhe asistuar një tjetër.
Falë kësaj paraqitje ai u fut në formacionin më të mirë të javës, pasi u vlerësua me notën 9.0.

/GazetaBlic Sport/


