Showtime

Fansja e preku gjatë performancës, Adam reagon i tronditur/ Kritika të ashpëra për yllin e muzikës

10/28/2021 10:50
nga:Genita C

Adam Levine u gjend përball një situate të paimagjinueshme.

Gjersa po performonte një fanse u ngjit në skenë dhe e prekur dhe artisti dukshëm i tronditur pati një reagim të keq madje edhe përdori fjalën f**k.

Video u bë virale dhe pati kritika të ashpëra në rrjet për sjelljen e tij.

“Unë kam qenë gjithmonë dikush që i dua, respekton, adhuron fansat tanë. Pa fansat tanë, ne nuk kemi punë. E them këtë gjatë gjithë kohës – për fansat tanë, thuhet në reagimin e Levine.

Reagimi i tij në ngjarjen e 23 tetorit bëri që shumë përdorues të TikTok të kritikonin përgjigjen e tij, duke i kërkuar atij që të ishte më “i përulur” ndaj fansave.

Në Story-n e tij në Instagram, Levine vazhdoi: “Të mendosh se dikush do të besonte se unë mendoja se fansat tanë ishin poshtë nesh ose më pak se ne më bën për të vjellë. Thjesht nuk jam ai që duket. Nuk kam qenë ndonjëherë.”