Sporti

Përveç Xavit, këta janë dy emrat e tjerë për të zëvendësuar Koemanin te Barcelona

10/28/2021 09:47
nga:E K

Barcelona shkarkoi dje trajnerin, Ronald Koeman pas humbjes ndaj Rayo Vallecanos me rezultat 1-0.

Koeman u shkarkua pas rezultateve të dobëta me Barcelonës, shkruan GazetaBlic Sport.

Blaugranët regjistruan 4 fitore në 10 ndeshjet e para të La Ligas në këtë sezon, kurse në Champions League u mposhtën nga Bayern dhe Benfica.

Xavi është emri më i përfolur për zëvendësimin e Koeman.

Përveç Xavit, ish lojtari i Spanjës dhe trajner i Barcelonës B, Sergi Barjuan si dhe Marcelo Gallardo që po e shijon një sukses të madh me skuadrën argjentinase, River Plate.

/GazetaBlic Sport/