Sporti

Tallja epike, tifozi i Barcelonës ironizon me lëndimet e Dembeles

10/28/2021 09:21
nga:E K

Ousmane Dembele ka qenë lojtar i Barçës për disa sezone tashmë. Por kampioni i botës për fat të keq kalon më shumë kohë në infermieri sesa në fushë.

Dembele ka zhgënjyer tifozët me mungesat e tij të shumta shkaku i lëndimeve, shkruan GazetaBlic Sport.

Mungesa e shumta të tij i bezdisin tifozët e Barçës deri në atë masë, saqë ata fillojnë të tallen me francezin.

Një video është bërë virale në internet pasi një tifozë po përkrahte lojtarët pasi dilnin me makinat e tyre, por kur e pa një auto ambulancë ai brohoriti ‘Forca Dembele’, duke asocuar kështu se Dembele e kalon shumicën e kohës i lënduar.

/GazetaBlic Sport/