Ish lojtari i Barcelonës, Rivaldo ka propozuar Xavin si trajner të ri të katalunasve.
Ekipi i madh katalunas ka shkarkuar trajnerin e tyre, Ronald Koeman pas humbjes 1-0 nga Rayo Vallecano, përcjell GazetaBlic Sport.
Legjenda e Barcelonës, Rivaldo beson se Xavi është trajneri i duhur për ekipin e “Camp Nou”.
“Pasi u largua Koeman, unë do të doja që Xavi të marrë një mundësi tek Barcelona. Unë besoj se ai mund ta nxjerrë klubin nga kjo situatë”, shkroi Rivaldo në Instagram.



